Djathi i rajonit të Mavrovës, mjalti, reçeli i fikut të egër, vera “stanushina” dhe speci i kuq janë pesë produktet me të cilat Maqedonia do të paraqitet në manifestimin “Tera Madre Balkan 2016”, që prej sot deri më 5 qershor mbahet në Tiranë.
Krahas prezantimit të ushqimit specifik organik nga vendet e rajonit, në manifestim do të diskutohet për shumë tema lidhur me ushqimin.
Në delegacionin 33-anëtarësh nga Maqedonia, 10 janë prodhues, ndërsa në punëtoritë edukative për shije dhe nutricionizëm do të marrin pjesë nxënës nga shkolla e mesme “Lazar Tanev”.
Ngjarja në një vend do të tubojë 350 delegacione nga 12 shtete
Објавено на: 02/06/2016
Медиум: https://www.gazetaexpress.com/
