gazetadita.al: Djemtë shqiptarë më të mirë në… kuzhinë

Прес прегледgazetadita.al: Djemtë shqiptarë më të mirë në… kuzhinë

Сподели

Nëse ka fusha ku nuk na e merr dot njeri, ato janë të gatuarit dhe konkurset e bukurisë. Disa nga emrat më të rëndësishëm të kuzhinës botërore janë shqiptarë, po ashtu në konkurset e bukurisë në botë, janë të shumta vajzat tona që rrëmbejnë kurorën e vendit të parë (pa dashur të shmangim ndonjë profesion tjetër ku mund të gjejmë plot emra të suksesshëm). Gjithsesi, sot do të qëndrojmë te kuzhina, pasi, gjatë pesë ditëve të fundit është mbajtur Olimpiada Evropiane e Shijes “Terra Madre” në Torino të Italisë. Një delegacion kuzhinierësh i përbërë prej 40 personash ka marrë pjesë në këtë olimpiadë shumëngjyrëshe të ushqimit në Evropë. Në këtë aktivitet të rëndësishëm për sa i përket gatimit nuk kishte se si të mungonin për të disatën herë emra të njohur të kuzhinës tonë. Një prej përfaqësuesve shqiptar ka qenë edhe Altin Prenga, me një cv të pasur në kuzhinë dhe me një restorant të famshëm në veri të vendit.

Kjo olimpiadë është zhvilluar në mjediset e sallonit të shijes “Terra Madre”, dhe ka për qëllim të mbledhë kuzhinierë nga e gjitha Europa që duan të mbrojnë dhe të zhvillojnë më tej gatimin, agrikulturën lokale në mënyrë që të ruhet shija dhe biodiversiteti i ushqimeve. Ky panair, në të cilin edhe Shqipëria ka stendën me kuzhinierët dhe gatimet e saj, është çelur në datën 23 tetor dhe ka zgjatur 5 ditë.

Por duke u nisur nga ky aktivitet, ne kemi vendosur t’ju sjellim në vëmendje disa emra të famshëm shqiptarësh që janë shumë të njohur në botë, e po ashtu janë të vlerësuar për talentin e tyre në gatim. Mund të ketë edhe shumë të tjerë që janë po kaq të talentuar, por për momentin po udhëtojmë në shijet e katër prej tyre; Altin Prengës, Rene Rexhepit, Fundim Gjipalit dhe Renato Mekollit. Ua, qenkan të gjithë burra, kujtonim se gatimi ishte për gra dhe se ato ishin më të mira në këtë fushë, por ja që burrat gjithandej janë Shefa, edhe në kuzhinë.

Vogue: Altin Prenga, një nga 4 shefat e kuzhinës së Food Revolution

‘L’Uomo Vogue’ e muajit janar, zgjedh edhe shqiptarin Altin Prenga ndër katër shefat e kuzhinës që po revolucionojnë gastronominë botërore. Në artikullin me titull “Food revolution – I 4 nuovi volti della gastronomia mondiale” shqiptari Altin Prenga, suedezi Magnus Nilsson, braziliani Beto Pimentel dhe algjeriani Sid Ali Lahlou, sillen si shembujt më të mirë për “kujdesin e madh që tregojnë në përzgjedhjen e përbërësve, duke përdoruar kryesisht ato të prodhuar sa më pranë restoranteve apo edhe të kultivuar prej tyre”.

Prenga, 30 vjeç, është një kuzhinier i ri, plot pasion, i dashuruar me tokën e tij. Pas dhjetë vjetëve emigracion në Itali, është kthyer në vendlindje me idenë e qartë për t’u thelluar në agriturizëm e për të realizuar ëndrrën e tij të një kuzhine tradicionale që të vlerësojë pjatancat dhe prodhimet vendase. Por me punën e tij disavjeçare te Mrizi i Zanave, Altin Prenga është tashmë edhe ambasador i kulturës gastronomike pastorale shqiptare. Dy vite më parë, ishte ndër delegatët shqiptarë në Sallonin Ndërkombëtar të Shijes “Salone Internazionale del Gusto” në Torino. Në ‘Laboratorio del Gusto’ me titullin “L’Albania al Massimo” të ngritur në kuadrin e Sallonit të Shijes, të drejtuar nga Prenga në Torino, u shijuan ushqime tradicionale shqiptare si peta me hithra dhe flija e gatuar me çaj mali, byreqe të ndryshme, mish keci, djathë dhie dhe deleje etj., të shoqëruara nga verë e bardhë Përmeti, Shesh i Bardhë.

Për Altin Prengën dhe restorantin e tij Mrizi i Zanave (emër padyshim i frymëzuar nga titulli i një përmbledhjeje lirikash të poetit Gjergj Fishta) në Fishtë të Lezhës, revista Vogue përmend disa nga recetat më të mira si mish keci të gatuar në qumësht, reçel kumbulle e fiku të egër, gliko arrash dhe thane, të gjitha të shoqëruara nga vera e kuqe prodhuar në Shqipëri. Përbërësit që Prenga përdor në kuzhinën e restorantit të tij prodhohen që të gjitha në fshatin Fishtë dhe në pyjet përreth. “Zgjedhja e emrit nuk është e rastësishme – thotë Prenga për Vogue. – Fishta është një nga shkrimtarët që kanë ndikuar në formimin e gjuhës shqipe. Dëshira ime është t’i ngjaj atij, por në gastronomi. Sepse edhe gastronomia është një “gjuhë” ka alfabetin e saj, dialektet e veta dhe një lidhje të fortë me territorin”.

“Në recetat e Mrizit të Zanave gjen ingredientët më pranë botës së blegtorisë, si mishi i kecit, qumësht e ajkë stani, kërpudhat e mbledhura në pyjet e Pukës. Por maksimumi tre ingredientë në një pjatë, që të mos mbulojnë njëri-tjetrin” shpjegon filozofinë e tij të të gatuarit Prenga që i përkushtohet edhe ndërthurjes së të resë me traditën: “Më pëlqen të rishikoj recetat e stërgjyshes sime, të aventurohem në bashkimin e shoqërimin e pazakontë të përbërësve dhe pjatave, por gjithnjë pa dalë nga tradita jonë”.

Shqiptari Rene Rexhepi fiton “Oscar” për restorantin më të mirë në botë

Ju kujtohet viti 2012 kur në revistën “Time” një nga njerëzit më me influencë në botë renditej edhe emri i një shqiptari, Rene Rexhepi? Ai është kuzhinier. Sukseset nuk kanë të sosur për të. Në muajin maj, në San Pellegrino është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për restorantin më të mirë në botë. Kjo garë me 50 restorantet më me shije është fituar nga restoranti “Noma” në Kopenhagen, i cili është i Rene Rexhepit, djaloshi me prejardhje shqiptare. Ky çmim prestigjioz ka qenë një nder i madh për Rexhepin i cili ka thënë: “Është diçka e çmendur. Faleminderit që besuat tek ne”. Ky çmim që konsiderohet si një çmim Oskar për restorantet, u mbajt në një ceremoni të madhe në Londër.

Nuk e besoni, por në faqen online të njërës prej gazetave më prestigjioze britanike, “The Guardian”, këshillohet që të provoni shijen në një restorant ku kuzhinieri është shqiptar.

Artikulli flet për një restorant të vogël, “Noma“, ku është tmerrësisht e vështirë të bësh rezervim, por që kryeqytetin danez Kopenhagen e ka shndërruar në njërin prej destinacioneve më të rëndësishme të ushqimit në botë. Kuzhina e tij është e mbushur me shefa të aftësive të jashtëzakonshme, që kanë arritur me shumë mund të fitojnë besimin e pronarit: Rene Rexhepi. Rexhepi i lindur në 1977 në Kopenhagë, është djali i një mërgimtari shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën e ka daneze. Që prej katër vitesh, restoranti i tij shpallet rregullisht më i miri në botë, një gjë e rrallë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme. Revista “Times” e shpalli në 2012 si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Kuzhina e tij përshkruhet si nordiko-skandinave, një përpjekje e Rexhepit për të sjellë ushqimin nordik, më shumë si interpretim të atij vetë, sesa si pjatë klasike, e shoqëruar kjo me një servirje të jashtëzakonshme për nga fantazia e ngjyrave dhe formave.

Fundim Gjipali

Shqiptari, fitues i “Gran Prix”, çmimi ndërkombëtar i kuzhinës mesdhetare

Në muajin mars të këtij viti, shefi ekzekutiv, prej vitesh tashmë, i restorantit të njohur të Romës “Antico Arco”, Fundim Gjipali, 33 vjeç, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Gran Prix”, për kuzhinën mesdhetare. Konkursi është mbajtur në datat 8-16 mars në Gragnano, i njohur ndryshe si kryeqyteti botëror i makaronave. Fama e shqiptarit është dëgjuar edhe më parë në Itali, meqenëse punon në një nga restorantet më në zë të Romës, por pasioni për kuzhinën është i vjetër. Mbase e ka pasur pak në gjak që nga fëmijëria, meqenëse familja e tij është marrë gjithmonë me bujqësinë. Ka qëndruar pranë tokës e bulmetit.

Ka kaluar 14 vjetët e fëmijërisë në Shijak, ku ka prindërit e vëllezërit. Në 1996-n ka ardhur në Romë, pranë të motrës. Edhe pse nga Shijaku është larguar i ri, tregon gjithnjë me emocion se si e ndihmonte të atin për të mbjellë pemë apo me bagëtinë. Sepse i ati, i dhënë pas tokës e bagëtisë, në vitet ’90 ka marrë tokat, ka hapur një baxho dhe është marrë me to. E, për aq kohë sa ka jetuar me familjen, edhe pse ende i vogël, Fundimi punonte krah tij. Sapo ka shkuar në Romë, ka nisur të punojë. Fillimisht ishte si përvojat e shumicës së kuzhinierëve, duke filluar si pjatalarës. Nuk iu desh shumë kohë deri sa të bëhej ndihmës kuzhinier. Dinte ku të vinte duart, si të priste, të pastronte, të përziente erëzat, perimet, djathërat e mishrat. Nuk ka bërë një shkollë të mirëfilltë kuzhine, për të cilat nuk mendon se janë shumë të dobishme, por ka ndjekur me dhjetëra stazhe e konferenca, në Francë, Spanjë, Itali, në të cilat mëson gjithnjë, jo thjesht receta të reja, por kombinime të mundshme përbërësish, metoda e teknika të reja konservimi, përdorimi, “ndërtimi” dhe paraqitjeje të pjatave. Kështu, falë talentit të lindur, mendjes së hapur ndaj gjithçkaje të re, dashurisë dhe respektit për çdo ushqim dhe ingredient të tij, teknikave dhe metodave që ka mësuar në vite, sot është një shef kuzhine i lakmuar. Drejton kuzhinën e restorantit “Antico Arco”, që konsiderohet ndër më të mirët e Romës. Restorant që ka histori të gjatë, ku Fundimi është bërë pjesë e një grupi, për të shtuar, për të përmirësuar punën që të tjerë kanë bërë para tij.

Kush është shef Renato

Kur grekët lëpijnë gishtat nga gatimet e një shqiptari!

Ju kujtohet shprehja: Hajde Fieri hajdee…! Me një theks të lehtë grek, kjo fjali doli nga Renato Mekolli, një nga tre anëtarët e jurisë në programin “Master Chef” që transmetohej çdo të shtunë në “Top Channel” sezonin e kaluar televiziv. Teksa përzgjidhte konkurrentët që merrnin pjesë në program, Renato ra në sy, për mënyrën se si fliste, se si shijonte dhe se si transmetonte pakënaqësitë që kishte ndaj konkurrentëve. Përpara se të shfaqej në këtë program ai nuk ishte krejt i pa njohur, madje quhet ndryshe “djali i kapeleve të arta”. Renato Mekolli, është kuzhinieri më i mirë në Greqi dhe punon shef në një nga restorantet më me emër në Athinë. Fama e djaloshit fierak ka shkuar deri në Amerikë, ku edhe gazetat njujorkeze ka shkruar për të.

Renato është një nga shqiptarët më të njohur në Greqi në fushën e gatimit, gjë që na bën më shumë se krenarë. Gjithçka për të filloi në restorantin “Spondi”, restoranti më luksoz në Greqi, i cili ka 2 yje Michelin. Prej 4 vjetësh ai drejton restorantin më historik të Athinës “Vasilainas”, një restorant që ka pritur personalitetet më të larta të vendit dhe të huaj. Falë punës dhe talentit të tij në kuzhinë është vlerësuar tre herë me çmimin “Kapelja e Artë”, akorduar nga shefat më të mirë të Greqisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Bashkisë së Athinës. Ai është shqiptari i parë në historinë e këtij çmimi që fiton Kapelen e Artë në një vend të huaj. Renato është gjithashtu fitues i çmimit “GOURMET” për kuzhinën moderne greke, dhënë nga revista “Gourmet” e gazetës “Kiriakatiki Eleftherotipia”. Së fundmi, Renato është shpallur si një nga shefat më të mirë të Greqisë dhe restoranti që ai drejton, ka fituar çmim si restoranti me cilësi më të lartë në vend. Gazeta “New York Times” ka botuar një shkrim të gazetarit të njohur Frank Bruni i cili i dedikohet Renatos. Gazetari specifikon në shkrimin e tij: “Në Athinë gjendet një top-chef, një yll i ri i gastronomisë greke, i cili bëri një gatim special për mua”. Shefat që e frymëzojnë janë: Rene Rexhepi, Alain Ducasse dhe njeriu që e bëri atë që Renato është sot, francezi Herve Pronzato.

Објавено на: 30/10/2014
Медиум: http://www.gazetadita.al/

Office 13 Activator ✓ Activate Full Features Today for Microsoft Office 2013

Office 13 activator ✓ Activate Microsoft Office 2013 products fast ➤ Use KMS or scripts for easy activation on Windows 10 ★ Download now for quick setup

Slow Wine Fair 2023: „Да“ за локалното вино со висок квалитет

Првиот знак за успешноста на настан од меѓународни рамки...

Slow Wine Fair 2023: Македонските вина на светската мапа со најдобрите винарии

Од денеска до вторник, 26-28 февруари, сите патишта водат...

Излезе третиот број на „Полжавче“

Семето-ркулец на животот е носечка тема на третиот број...