JAVA NEWS.AL: Terra Madre Balkans, Shqipëria potenciale në turizmin malor dhe rural

Terra Madre Balkans nuk është vetëm një vend ku mblidhen prodhuesit e vegjël nga gjithë Ballkani, por dhe vendi ku magjistrojne edhe lektorë të rëndësishëm botërore mbi sfidat ekonomike të njerëzimit.

Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Thomas Pogge, profesor ne Universitetin e Yale dhe eksperti kryesor ne ne nivel boteror te ceshtjeve qe lidhen me urine ne bote dhe me te drejtat e njeriut gjatë konferencës “Lufta Kunder Urise Boterore” që u mbajt të shtunën në Tiranë theksuan rolin e politikave për uljen e varfërisë në botë dhe rolin e ushqimit.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik vizitoi edhe stendat e “Terra Madre Balkans 2016” eventi që bashkoi 350 delegatë nga 12 vende (Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).
Pjesë thelbësore e eventit, jane Earth Market (Tregu i Tokës), ku mbi 50 stenda japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve nga komunitetet e ushqimit të Terra Madre.

Ministrja Ekonomi e cilësoi si një event të rëndësishëm në promovimin e “Slow Food” përmes turizmit rural. Mundësitë për të aplikuar dhe nxituar këtë lloj turizmi në vendin tonë, tha ajo, janë potencialisht mjaft të mëdha. “Shpresojmë që turizmit rural do ti bashkohen edhe me tepër produkte klasike që ofron turizmi i vendit tonë”, deklaroi Ekonomi.  “Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të rritur ofertën e produkteve të shëndetshme. Toka shqiptare ka prodhime shumë të mira që janë të konkurueshme me Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Објавено на: 04/06/2016
Медиум: https://javanews.al/