Slow Fish 2015 në Xhenova: Erdhi koha për të ndryshuar kursin!

Faqja e internetit i Slow Fishit 2015 është: http://slowfish.slowfood.it/en/ 

Edicioni i shtatë i Slow Fishit, ngjarje ndërkombtare organizuar nga Autoriteti e krahinës Liguriabashkë me Slow Food–  do të mbahet nga data 14 Maj deri në 17 Maj 2015 tek Porti i Vjetër i qytetit e Xhenovës (në Itali). Ngjarja do të flasi për botën e peshqëve dhe për ekosistemin detor edhe jep mirëseardhje të gjithve vizitorët nga Xhenova dhe nga shtetët botnor me hyrje falas. Gjatë këtij rasti do të lidhen së bashku kenaqësija e ushqimit me mbrojtjen e biodiversitetit të specieve detare.

Ju keni mundësinë të shikoni programin e këtij viti duke vizituar faqen:http://slowfish.slowfood.it/en/.

Tema e edicionit e këtij viti është: Erdhi koha për të ndryshuar kursin! Në vitin e Expo në Milano – ku Slow Food do të marri pjesë me zonën e vet -, Slow Food ka për qëllim të sjellë së bashku të gjithë ata që janë përfshirë në mbrojtjen e oqeanit, sepse duke shpëtuar oqeanin mund  të  bejmë hapën e parë për të ushqyer botën. Kjo është arsyeja pse tek Slow Fish 2015 do të marrin  pjesë peshkatarët, shefët, konsumatorët, biologët detare, ekspertët dhe vizitorët për të gjetur zgjidhje për të përmirësuar administrimin e burimeve detare.

Slow Fish 2015 do të përqendrohet në Detin Mesdhe  prandaj do të shohim pjesëmarrjen tekSlow Fish e delegatëve nga shumë shtete, të gjithë të cilët kanë si qëllim përmirësimin e situatës i Detit Mesdhe. Delegatët do të mbërrijë në Xhenova nga 18 shtete: Francë, Spanjë, Itali, Turqi, Shqipëria, Algjeria, Maroko, Mauritania, Irlanda, Krimea, Estonia, Gjermania, Britania e Madhe, Norvegjia, Tunizia, Korea e Jugut, Holanda, dhe Shtetet e Bashkuara.

Programi i ngjarjes do të përqendrohet në përvojat e shumë-ndijor duke provuar edhe duke folur për ushqimet, kulturën dhe traditat: 21 Laboratorë e Shijes ku kuzhinierët do të përgatisin, së bashku me peshkatarët dhe biologët detare, pjata për të provuar. Laboratori e Shijes do të preki tema të rëndësishëme si biodiversiteti së bashku me mbështetjen e disa biologëve të famshme italian; tetë Klasa Gatimi mbajtur nga mësues me përvojë të lartë; dhe katër Takime në Darkë bashkë me yjet e kuzhinës italiane dhe nderkombtare.

Një element i ri i kësaj edicioni i 2015 do të jetë prania e 30 prodhuesve nga dy Treget bujqësor e Ligurjës: Cairo Montenotte dhe Sarzana. Përveç kësaj Tregu i Peshkut i Xhenovës së bashku meTregun e Peshkut e ngjarjes do të ofrojë një shfaqje të pasur të peshkut të freskët dhe të ruajtur, si dhe vajra, erëza, kripëra,  alga detare dhe produkte të tjera të peshkut.

Edicioni i këtij viti i Slow Fish edhe një herë do të ofrojë një program konferencë me të ashtuquajturat Laboratorët e Ujtit, e cilat do të ofrojnë mundësi të shikoni në çështje të ndryshme në kompleksitetin e tyre, me diskutime të hapura midis peshkatarëve nga gjithë bota të cilët do të ndajnë problemet e tyre dhe perspektivat, ekspertët duke folur për çështjet që ndikojnë në ekosistemet detare dhe përvojën e burrave dhe grave të cilët janë të angazhuar për ruajtjen e planetit. Tetë laboratorë – dy çdo pasdite – do të sigurojnë një hapësirë për dëshmitët, përvojat dhe reflektimet e përfaqësuesve të rrjetit Slow Fish cilët janë duke punuar për t’u përballur me situatën e tanishme dhe të ardhmen e ekosistemit Mesdheut dhe peshkimit.

Vizitorët do të kenë edhe një herë mundesinë të zbulojnë specialitete të shijshme në zonën Street Food dhe të gëzojnë një gotë verë nga Enoteca drejtuar nga Banka e verës e Pollenzos ose një birrë artizanal te Beer Piazza. Këtë vit Beer Piazza është edhe më mbresëlënëse, me disa prej birrës më të mirë të gadishullit së artizanal, si i zgjedhur nga Slow Food- (Guida alle Birra d’Italia).

Slow Food përfshinë mbi një milion njerëz të të përkushtuar dhe plot me pasion për ushqim të mirë, të pastër dhe të drejtë. Kjo përfshin kuzhinierët, të rinjtë, veprimtarët, fermerët, peshkatarët, ekspertët dhe akademikët në 158 vende; një rrjet prej rreth 100,000 anëtarë e lidhur me 1500 zyra lokale nëpër botë ( njohur me emrin convivia), duke kontribuar përmes tarifës së tyre të anëtarësimit, si dhe ngjarjet dhe fushatat që organizojnë; dhe mbi 2.500 komunitetet ushqimore Terra Madre që praktikojnë një prodhim në shkallë të vogël dhe të qëndrueshëm për një ushqim me cilësi.

Slow Fish. Gjatë Slow Fish, që mbahet çdo dy vjet në Xhenova (Itali), akademikët, hulumtuesit, peshkatarët të shkallës së vogël, përfaqësuesit të organeve publike dhe entuziastët takohen për të diskutuar mbi peshkimin dhe prodhimin të qëndrueshëm, konsumin e përgjegjshëm të  peshkut dhe shëndetin e detit dhe ujërave të ëmbla. Një treg i madh, konferenca, takime, seminare shije bëjnë Slow Food një ngjarje unike tërësisht i dedikuar botës e peshkut. Ngjarja zhvillohet dy herë në vit në vitet tek. 

Објавено на: 25/03/2015
Медиум: https://www.slowfood.com/